Fermerët: Nuk po shesim. Çmimet e perimeve shumë herë nën koston e prodhimit

Shqipëria

Fermerët: Nuk po shesim. Çmimet e perimeve shumë herë nën koston e prodhimit

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 19:54
Besnik Qerreti

Për fermerët e Lushnjes sot ishte ditë pazari, edhe besniku si shumë fermerë të tjerë sot provoi fatin ai nxori në treg 5 ton speca, por fatkeqësisht nuk shiti asgjë.

“Sapo u ktheva nga tregu, tregtarët ma kërkuan specin me 25 Lekë kilogramin me këtë çmim nuk më leverdiste sepse ishte nën-kosto, minimalja ky produkt duhet të shitet 80 lekë për kilogram. E ktheva mallin në shtëpi”, ka thënë Besnik Qerreti, fermer.

Çdo bëhet me këtë mall tani?

“Do ta provoj riskun për nesër, po u shit në të kundërt si gjithmonë në kanal do të përfundoj”, tha fermeri.

Para 6 vitesh Besniku erdhi nga Itali, 156 milion lekë të vjetra kursimet e jetës së tij ai hodhi në këto sera, që tashmë nuk i sigurojnë më të ardhura, por vetëm borxhe.

“Po bëj vitin e 6-të që merrem më bujqësi këto dy vitet e fundit nuk kemi dalë mirë, më keq ishte sezoni që u mbyll domatet nuk ecën fare”, shprehet Qerreti.

“Edhe me specat e njëjta gjë po më ndodh është zero. Edhe me trangullin deri më tani nuk jemi fare të kënaqur, llogarit që çmimi shkon 25 Lekë. Qeveria nuk kthen fare kokën nga ne të na ndihmojë të na subvencionojë, të paktën të njoh shpenzimet për farat ose plasmasin”, shton ai.

Kriterit për të përfituar subvencion janë pothuajse të paarritshme, për pasojë fermerët po shkojnë drejt falimentimit.

“Qeveria mirë e bukur di të na i vjelë taksat tona, edhe ato që nuk janë për tu marrë kur vjen puna për mbështetje nuk ka.

Ke aplikuar për subvencionim?

“Kam aplikuar edhe për serën edhe për kaldajën e do serën 2.8, nuk e kam përfituar asnjëherë”, ka thënë fermeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat