Qeveria dështoi me bixhozin, dëshmia ekskluzive: Po humbim paratë

Shqipëria

Qeveria dështoi me bixhozin, dëshmia ekskluzive: Po humbim paratë

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 20:16
Foto

Varësia ndaj bixhozit është një ves i pandreqshëm që të lë me pasoja të rënda duke filluar që nga ekonomia. Për Ora Neës një 32 vjecar tregon se lojrat elektronike i filloi me qëllim për tu bërë i pasur.

Edhe pse gati 1 vit më parë u mbyllën me vendim qeverie, lojërat e fatit vijojnë në mënyrë të paligjshme.

Ky i ri është vetëm 32 vjeç dhe e pranon se ka varësi ndaj lojërave të fatit. E ka mjaft të vështirë të shkëputet nga ky ves dhe ka gjetur mënyrën për të vijuar.

"Regjitrohesh me kartë krediti, që është apostafat për atë punë, për të luajtur loto, teksas. Ka lokale që janë të fshehur dhe luan sikur je vetë. Kur je në telefon mundësia për të fituar është më e vogël"

32 vjeçari thotë se asnjëherë nuk e mendonte se do të humbte lekët dhe shton se ky ves e la zhytur atë në borxhe duke e shndërruar në tjetër njeri.

"Kam luajtur 15-16 vjeç, nga pamundësia financiare. Kjo është e keqja e bixhozit, se të kesh 2 mijë lek je dhe pa ngrënë shkon e le atje dhe mbetesh pa ngrënë. Që kur kam lozuar, mund të kenë shkuar 30 milion.

Që nga 1 janari i vitit 2019 të gjitha bastet sportive, bingot, bastet me gara dhe lojërat e fatit online janë mbyllur. Ndërkohë të vetmet vende ku do të lejohet  funksionimi i kazinove do të jenë resortet me 5 yje.

Këto lojëra qarkullonin në ekonominë shqiptare rreth 16.6 mld lekë dhe vetëm në buxhetin e shtetit shkonin rreth 20 mln euro që aktualisht qarkullojnë në mënyrë informale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat