Reforma zgjedhore, Hyseni fton opozitën në parlament

Shqipëria

Reforma zgjedhore, Hyseni fton opozitën në parlament

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 21:30
Alket Hyseni

Deputeti i PS, Alket Hyseni ftoi opozitën e vjetër që të shkojë në Parlament për të diskutuar mendimet dhe idetë referuar reformës zgjedhore.

I ftuar në emisionin "Arena" në RTV Ora, Hyseni u shpreh se ky proces bëhet vetëm në parlament, prandaj duhet ti bashkohen, qoftë edhe me një përfaqësues.

Hyseni: Opozita, pavarësisht ftesës sonë për t'iu bashkuar edhe në mënyrë permanente komisionit të reformës, ka zgjedhur për të punuar paralelisht. Është e drejtë e saj, ashtu sikurse ne po dëgjojmë opinionin e shumë partive politike, të cilët nuk janë pjesë të ashtuquajturës opozitë të bashkuar. Ashtu si rrahim detyrimisht me kolegët e opozitës parlamentare mendimet, edhe sikurse përmenda me ekspertizën e shoqërisë civile, patjetër që jemi të hapur për të pritur sugjerime, vërejtje dhe nga grupi i punës që përfaqëson teknicienët e opozitës. Në analogji i bie që të jenë opozita e vjetër. Fatkeqësisht, kjo opozitë nuk e ka kuptuar mesazhin dhe pse me deklarata të liderëve që do ti bashkohen procesit, që nga Basha e të tjerët, vazhdojnë të mos kuptojnë se ky proces bëhet në parlament.

Kudo të diskutohet, sido të diskutohet, konvergojnë produktin që do japi parlamenti. Kushdo nga faktorët nuk e ka kuptuar këtë, mendoj se nuk ka kuptuar thelbin e demokracisë, të shtetit të së drejtës dhe i ftoj një orë e më parë që ato mendime dhe ide, sado të mos jemi dakord ne, të mos jetë dakord opozita e parlamentit, hajde ti diskutojmë së bashku, nuk është vonë, qoftë dhe me një përfaqësues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat