Vetoja për negociatat, Presidenti i Bundestagut gjerman kritikon Macron

Shqipëria

Vetoja për negociatat, Presidenti i Bundestagut gjerman kritikon Macron

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 23:18
Wolfgang Schäuble

Një gabim të Bashkimit Evropian e quan Presidenti i Bundestag gjerman, Wolfgang Schäuble vendimin për të mos hapur negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një intervistë për Reuters, duke kritikuar vendimin e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron për veton e vënë, ai theksoi se Evropa e ka detyrim të stabilizojë Ballkanin Perëndimor, por edhe të marrë më shumë përgjegjësi.

“Nëse dështojmë këtu, atëherë si mund të pretendojmë të luajmë një rol stabilizues në Lindjen e Mesme”, tha ai, duke shtuar se në të njëjtën, “thellimi i bashkëpunimit dhe zgjerimit të BE-së duhet të vazhdojë”.

Ai tha se Evropa gjithashtu duhet të krijojë teknologji të reja dhe të ruajë vlerat e veta në dixhitalizim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat