Përmeti: Qeveria tranzitore duhet të drejtohet nga kreu i Gjykatës Kushtetuese

Shqipëria

Përmeti: Qeveria tranzitore duhet të drejtohet nga kreu i Gjykatës Kushtetuese

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 23:36
Andi Përmeti

Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti tha në emisionin “Arena”,  se partia e tij ka propozuar  që të ketë një qeveri teknike 100 ditë para zgjedhjeve. Sipas tij kjo qeveri duhet të drejtohet nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese.

Andi Përmeti: Këta (PS) kanë hall të mos ndryshojnë asgjë dhe na thonë ne se jemi parti e vogël. Një nga propozimet që ne kemi dorëzuar në Kuvend është si rasti i Maqedonisë.

Andi Përmeti:  Qeveri tranzitore 100 ditore para zgjedhjeve, që të drejtohet nga një kryeministër që të jetë drejtues i një organi kushtetues, në mendimin tim, duhet të jetë kryetari i Gjykatës Kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat