Hyseni: PS-së i është vjedhur vota nga PD e LSI; Ironia e Përmetit: Hajde t'ju mbështesim

Shqipëria

Hyseni: PS-së i është vjedhur vota nga PD e LSI; Ironia e Përmetit: Hajde t'ju mbështesim

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 23:44
Alket Hyseni, Andi Përmeti

Në studion e emisionit “Arena”, nuk kanë munguar shkëmbimet e ironive mes dy përfaqësuesve politikë.

Deputeti socialist, Alket Hyseni citon se në 2017, pas hapjes së kutive PS doli me 70 vota në disfavor, vijoi të thotë se forca e tij politike gjithmonë është vjedhur nga PD e LSI.

Kjo nuk i shpëtoi deputetit të Bindjes Demokratike, Andi Përmeti i cili ironizoi duke thënë se tani duhet ta mbështesim PS-në.

Diskutimi në studio

Hyseni: Në 2017 janë hapur kutitë. Janë numëruar me kamera dhe në qarkun e Tiranës nga 200 mijë vota lëvizën 70 vota. Po pse ky është problemi? Dhe lëvizën në disfavor të PS-së. Ne gjithmonë jemi vjedhur nga vota. Na kanë marrë vota pafund PD, LSI e të tjerë.

Përmeti: Ju jeni për gjynah. Hajde t'ju mbështesim.

Hyseni: Problemi është që hajde të gjejmë atë që as ne mos të vidhemi dhe as ne mos të vjedhim vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat