Dyrnjaja: Gjatë 30 viteve, partitë “nëna” rrudhën demokracinë e brendshme

Shqipëria

Dyrnjaja: Gjatë 30 viteve, partitë “nëna” rrudhën demokracinë e brendshme

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 23:52
Denis Dyrnjaja

Për gazetarin Denis Dyrnjaja, gjatë 30 viteve të trazicionit politik partitë “nëna” kanë rrudhur demokracinë e brendshme.

Në emisionin “Arena”, Dyrnjaja theksoi se nëse partitë do kishin ruajtur demokracinë e brendshme nuk do të ishin krijuar partiza të vogla. Në këtë mënyrë sistemi do ishte më i strukturuar.

Denis Dyrnjaja: Me këtë numër popullsie ne kemi shumë parti politike. Është e çuditëshme. Kjo ndodh për shkak se gjatë këtyre 30 viteve, partitë nëna rrudhën demokracinë e brendshme dhe për shkak se individët ndjeheshin më pak frymëmarrës brenda partive të tyre filluan të segmentizojnë politikën.

Po të kishim dy parti, PS dhe PD po të kishin ruajtur demokracinë e brendshme ne nuk do kishim kaq shumë partiza dhe kaq shumë stërhollime për të krijuar mundësi për të gjithë. Do ishin dy parti në garë. Maksimumi do krijohej edhe një parti e 3-të, që mund të bëhet ekuilibrin e pushtetit dhe i gjithë sistemi do ishte me variabël dhe më i strukturuar. Si në Amerikë. Se me kaq pak njerëz që jemi me këtë organizim që kemi nuk është nevoja për të pasur kaq shumë ndërlikime. 186 dispozita për të rregulluar një kod zgjedhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat