Hazizaj: Shqipëria, vendi i parë në botë me më shumë nene për zgjedhjet - Bota Sot
Hazizaj: Shqipëria, vendi i parë në botë me më shumë nene për zgjedhjet

Shqipëria

Hazizaj: Shqipëria, vendi i parë në botë me më shumë nene për zgjedhjet

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 23:54
Sokol Hazizaj

Juristi dhe konstitucionalisti, Sokol Hazizaj i ftuar në emisionin "Arena" u shpreh se sistemi zgjedhor nuk është thelbësor në një palë zgjedhje.

Hazizaj shtoi se vendi ynë është vendi i parë në botë me më shumë dispozita ligjore për zgjedhje.

Hazizaj: Sistemi zgjedhor nuk është themelor  në respektin ndaj votës së qytetarëve. Italia, nga 1946 deri në vitin 1995 ka pasur një sistem zgjedhor, dhe i është qasur votës së qytetarëve, duke patur vullnetin politik, sepse ky është qëllimi, që qytetari të votojë dhe të numërohet. Nga ana tjetër, në 1995 , dhe në 2004 ka bërë përsëri një reformë zgjedhore dhe kushtetuese, dhe vazhdon me të njëjtin.

Hazizaj:Ne vetëm në ndryshimet pas 2008 e kemi bërë Kodin Zgjedhor kashtë, e kemi copëtuar, kemi bërë 3-4 ndryshime, që fillojnë  me sistemin  dhe përfundojnë përsëri me sistemin, dhe prap vota manipulohet nga të gjithë, dhe na ka vajtur kodi zgjedhor, me 186 -190 dispozita të kodit zgjedhor, dhe jemi të parët në botë që kemi kaq numër të madh dispozitash.

Hazizaj: Parlamenti Europian për zgjedhjet ka 92 nene, Estonia ka 74 dispozita, Hungaria ka 56, Shqipëri ka 186 dhe të gjitha vendet e perëndimit ka 60 deri 85.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat