Reshjet e shiut, përmbytje në Tiranë, Durrës dhe Lezhë

Shqipëria

Reshjet e shiut, përmbytje në Tiranë, Durrës dhe Lezhë

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 09:04
Ilustrim

Kjo është ajo që ndodh sa herë Tirana përfshihet nga rreshje shiu. Trafiku i rënduar e bën të vështirë lëvizjen e automjeteve në rrugët kryesore të qytetit.

Rreshjet e shiut nisën më herët por rrugët u mbushën me mjete që nuk lëviznin pas orës 16 në momentin kur fluksi shtohet pasi njerëzit dalin nga puna.

Ndërsa kjo është pamja e rrugëve të Durrësit pasditen e kësaj të mërkure. Rrugët janë bllokuar dhe bërë të pakalueshme veçanërish për këmbësorët por edhe trafikiu i mjeteve është rënduar.

Arsyeja është se në disa pjesë të rrugëve ujrat e shiut shkaktuan përmbytje. Në disa raste ato fiken edhe makina

E njëjta situatë ishte edhe në qytetin e Lezhës. Lagjja Beslidhja në këtë qytet u përmbyt sërish dhe rrugët u mbushën me ujë dhe automjete.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat