Ja momenti kur Alvini transportohet për në Damask nga autoritetet

Shqipëria

Ja momenti kur Alvini transportohet për në Damask nga autoritetet

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 12:46
Foto

Ka marrë fund drama e Alvin Berishës në kampin Al Hol në Siri. Top Channel siguron disa foto të Alvinit bashkë me punonjësin e Gjysëm Hënës Siriane të cilët e nxorën nga kampi.

Ndërsa nuk dihet ende se si u bë i mundur ky operacion, fotot ku Alvin duket i qeshur, madje ai ka mbi kokë një kapele të kuqe të Gjysëm Hënës së kuqe Siriane janë një lajm i mirë për të gjithë.

Alvini mbeti i vetëm në kampin Al Hol pasi nëna e tij u vra gjatë luftës më Siri. Emisoni investigativ Le Iene në Itali publikoi sagën e Alvin Berishës dhe përpjekjet e dëshpëruara për ta nxjerrë nga kampi i tmerrit.

Gazeta italiane la Republika publikoi edhe videon kur autoritetet policore italiane marrin Alvin për ta transportuar atë në Itali pranë të atit. Në një komunikim telefonik Afrim Berisha tregoi se kishte folur me të birin i cili po udhëton drejt Italisë. Kryeministri Rama shpërndau në rrjetin social facebook foton kur Alvini ndodhet në automjetin që po e transporton me ministrin e brendshëm të Shqipërisë Sandër Lleshaj.

Rama zbardh se pas një jave në kufirin sirian, së bashku me një skuadër speciale të policisë shqiptare dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët italianë, ministri i brendshëm po përcjell në këtë moment Alvinin në ambasadën italiane në Beirut, prej ku vogëlushi shqiptar do të pajiset me dokumentat e nevojshme e do të fluturojë drejt babait në Romë.

“Një falenderim i veçantë për kryeministrin Giuseppe Conte, i cili u angazhua personalisht në ndjekjen e operacionit për palën italiane. Faleminderit edhe dy organizatave humanitare që u bënë pjesë jetike e këtij operacioni tejet kompleks e të rrezikshëm, pa harruar konsullin e nderit të Shqipërisë në Liban, që luajti një rol të pazëvendësueshëm. Por për ne, shkruan Rama përpjekja nuk mbyllet këtu, sepse fëmijë e gra nga Shqipëria vazhdojnë të jenë peng në kampin-burg prej ku arritëm të nxjerrim Alvinin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat