Mes motit me shi, 16 klandestinë kapen në Kapshticë

Shqipëria

Mes motit me shi, 16 klandestinë kapen në Kapshticë

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 14:12
Foto ilustruese

Moti i keq që ka përfshirë vendin nuk ka ndaluar valën e emigrantëve të paligjshëm.

Kapen në Kapshticë 16 klandestinë nga Siria, Irani dhe Kurdistani. Burimet bëjnë me dije se klandestinët u kapën në fshatin Trestenik. Mes tyre ka gra dhe fëmijë.

Mësohet se 4 prej tyre janë në gjendje jo të mirë shëndetësore  për shkak edhe të motit të keq që ka përfshirë juglindjen.

Klandestinët  janë dërguar në zyrën e pritjes në Kapshticë, ku po u merren deklarimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat