Lleshaj nga Bejruti: Kam ardhur të shoh mundësitë për shpëtimin e fëmijëve të tjerë

Shqipëria

Lleshaj nga Bejruti: Kam ardhur të shoh mundësitë për shpëtimin e fëmijëve të tjerë

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 16:07
Sandër Lleshaj

Në një lidhje direkte gjatë edicionit informativ të orës 15:00 në Top Channel, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj foli mbi operacionin e shpëtimit të Alvinit, të cilit iu referua si tepër i ndërlikuar duke shtuar se gjendet në Bejrut për të parë mundësitë e realizimit të një operacioni tjetër të gjerë që do të mundësojë kthimin e fëmijëve të tjerë.

“Po jam në Bejrut tani dhe Alvin është në një mjedis të sigurt në Bejrut për t’u nisur pak më vonë drejt Italisë, ku do të takohet me babanë e tij. Pata një kënaqësi dhe një emocion të veçantë të prisja Alvinin bashkë me ekipin social shqiptar dhe me forca të tjera të inteligjencës dhe agjencive të sigurisë të Libanit në zonën e ndërmjetme midis kufirit të Libanit dhe të Sirisë, ku pata mundësinë të jemi pari ta takoj së bashku me këta djem të shkëlqyer që na kanë mbështetur. Sigurisht që është një fëmijë që vjen nga ferri dhe në një gjendje mjaft të rënduar edhe fizike edhe psikologjike, por gjithsesi është mirë, është shëndoshë e mirë. Arrita të komunikoj me të, flet shqip, një lajm i bukur është që flet shqip , thotë jam shqiptar, është një rast shumë fatlum . Ne jemi të gjithë shumë të lumtur që mundësuam këtë kthim të tij në siguri. Ka qenë një operacion tepër i ndërlikuar, i cili ka dashur , ndërhyrjen e shumë agjencive dhe të shumë autoriteteve”, deklaroi ai ndër të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat