Basha nga Vlora: Subvencionim 100% për Universitetin

Shqipëria

Basha nga Vlora: Subvencionim 100% për Universitetin

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 20:08
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar në Vlorë Turin “Rrugëtimi për Shqipërinë”.

Në bashkëbisedimin me të rinjtë, kryedemokrati theksoi se qeveria Rama është shkaktare kryesore e emigracionit masiv që ka mbërthyer vendin.

Basha: 38 mijë të rinj të larguar vitin e kaluar. Por nuk është shifër, janë 38 mijë djem dhe vajza. Bëjnë pjesë në qindra mijëra shqiptarë të larguar në këto 6 vite.

Basha premtoi se për familjet me të ardhura më të pakta se 645 mijë lekë, do të ketë rimbursim 100 për qind të tarifave bachelor dhe master të studentëve.

Basha: Premtimi ynë është që të mos mbetet asnjë student pa arsim të lartë apo që nuk ia paguan dot tarifën shkollore familjare. Për këtë arsye ne do të mundësojmë që për çdo familje nën 645 mijë lekë të vjetra, të përfitojnë 100 për qind të subvencionimit për bachelor dhe master.

Edhe një herë ai ka theksuar se kriza politike zgjidhet vetëm me zgjedhje të parakohshme.

Basha: Detyra ime është të bëj gjithcka bashkë me ju, me median e lirë, me qytetarët e Shkodrës e të gjithë Shqipërisë, e në vecanti gjithë rininë, ta sjellim sa më shpejt ndryshimin pozitiv sepse kështu nuk shtyhet më.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat