Me 30 nëntor festonte ditëlindjen, kush është Andi Maloku, 24 vjeçari që mbeti i vdekur në atentat

Shqipëria

Me 30 nëntor festonte ditëlindjen, kush është Andi Maloku, 24 vjeçari që mbeti i vdekur në atentat

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 21:47
Andi Maloku

Atentati në mbikalimin e Shkozetit regjistroi sot në mbrëmje viktimën e parë. Pas 6 ditësh në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë, 24-vjeçari Andi Maloku ndërroi jetë.

Plumbat e kallashnikovit që qëlluan makinën ku udhëtonte prokurori Arian Ndoja dhe Aleksandër Laho qëlluan fatale për shoferin. Ai mori dy plumba në mushkëri, ku njëri preku shtyllën kurrizore duke e bërë që të humbasë ndjeshmërinë e trupit.

Andi Maloku ishte shofer i prokurorit Arjan Ndoja por para kësaj detyre ai punonte si efektiv policie në komisariatin e Fushë-Krujës. Më 30 nëntor ai do të festonte ditëlindjen e tij të 24.

Natën e atentatit, nëna e Andi Malokut, e përlotur tha se djali i saj rrezikoi jetën për 30 mijë lekë të rinj rrogë si shofer.

Pas humbjes së jetës së 24-vjeçarit pritet që akuza e vrasjes së mbetur në tentativë të kthehet në akuzë për vrasje.

Deri tani në lidhje me atentatin është arrestuar Redjan Rraja ndërsa burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se është identifikuar dhe një person tjetër i implikuar në ngjarje.

Prokurorët kanë sekuestruar telefonat e Arjan Ndojit, Aleksandër Lahos alias Pëllumb Muahrremi dhe viktimës Andi Maloku.

Mësohet gjithashtu se sot është marrë në pyetje një modele e shoëbizit e cila rezulton të ketë patur kontakte me Redjan Rrajën, emrin e së cilës nuk po e bëjmë publik për çështje hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat