Nishani: Rama mbahet në karrige nga rrumat e kaçarrumat

Shqipëria

Nishani: Rama mbahet në karrige nga rrumat e kaçarrumat

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 07:09
Bujar Nishani

"Rama është në karrige jo mbi katër rrota, por mbi rruma e kaçarruma", kështu deklaroi ish-Presidenti Bujar Nishani në emisionin "360 Gradë".

Nishani tha se kryeministri nuk e zbaton dot ligjin e antimafias italiane tek rrumat e kaçarrumat se i rreshton për ditën e zgjedhjeve.

Nishani: Shqiptarët, pa dyshim që kanë mërzitur. Por nuk u zgjidhet problemi duke thënë, të gjithë njësoj janë, mbajmë këtë që kemi. Kjo është një tezë e sponsorizuar nga ky njeri, i cili ka aq gjynahe të mëdhaja sa pikërisht për shkak të politikës së tij, kemi ardhur sot këtu ku kemi qenë. Ky del dhe thotë se do bëj ligj special. Në 2009 kam qenë ministër i brendshëm, kemi marrë ligjin antimafian italiane që mposhti mafian italiane. Dhe pati debat të madh, do e çojmë në gjykatë kushtetuese se është diskriminim thoshte.

Ai ligj që mposhti mafien italiane u përkthye dhe u bë fjalë për fjalë këtu dhe është në sirtarin e kryeministrit. Ta marri ligjin antimafia dhe ta aplikojë tek unë nqs ka shenjën më të vogël, tek vetja e tij, tek ministrat që janë objektiv dhe subjekt i ligjit antimafia dhe pastaj të shkojë tek këta rrumat dhe kaçarrumat. Por nuk shkon dot se rrumat dhe kaçarrumat i rreshton ditën e zgjedhjeve dhe është aty në karrige jo mbi katër rrota, por mbi rruma e kaçarruma. Dhe kur të ikë nga ajo karrige, do fluturojë siç fluturon karrigia kur është mbi kaçarruma se shqiptarët janë mërzitur dhe do e gjejnë një ditë zgjidhjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat