Taulant Kopliku, gazetari shqiptar që punon për "Le Iene" së bashku me kolegun e tij Luigi Pelazza hodhën dritë mbi një nga ngjarjet më të rënda të kohëve që jetojmë, braktisjen e fëmijëve nga shtetet e tyre.
Ai nuk mundi të ishte në Romë për të pritur Alvinin, por nuk e fsheh gëzimin që ky mision u krye me sukses dhe vogëlushi 11-vjeçar u bashkua me familjen e tij.
Në një lidhje me skype nga Italia për emisionin "Ditë e Re", ai shprehu jo pak zhgënjim për politizimin e rastit, teksa apeloi autoritetet shqiptare të investohen më shumë për të bërë të mundur kthimin e fëmijëve të tjerë shqiptarë që gjenden në kampin e Al-Holit në Siri.