Rama në Zvicër, takon një mik të veçantë në forumin ekonomik të Davosit - Bota Sot
Rama në Zvicër, takon një mik të veçantë në forumin ekonomik të Davosit

Shqipëria

Rama në Zvicër, takon një mik të veçantë në forumin ekonomik të Davosit

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 12:23
Edi Rama me shqiptarin në Zvicër

Kryeministri Edi Rama ka takuar sot një mik të veçantë gjatë një vizite në Zvicër ku do të marrë pjesë në forumin ekonomik të Davosit.

Bëhet fjalë për një shqiptar nga Kosova, që shërben në policinë e Zvicrës.

Ka qenë pikërisht kreu i qeverisë ai që ka ndarë me ndjekësit një bashkëbisedim me policin, ndërsa të dy së bashku kanë përshëndetur shqiptarët kudo që janë.

“Ja shqiptarët që ruajnë Zvicrën, siç ruajmë Kombet e Bashkuara. Siç ruajnë edhe shumë vende. Nga Gjilani apo jo (i drejtohet policit kryeministri) (‘Po’ i përgjigjet ai) Të fala të gjithëve në Gjilan, në Kosovë, në Shqipëri nga policia shqiptare e Zvicrës”, shprehet në video Rama.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat