Zbulohet emri i biznesmenit që kishte në pronësi makinën e Arjan Ndoj

Shqipëria

Zbulohet emri i biznesmenit që kishte në pronësi makinën e Arjan Ndoj

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 12:25
Arjan Ndoj

Rreth një javë më parë në Shkozet të Durrësit, mbi makinën, me të cilën ishte duke udhëtuar prokurori Arjan Ndoj dhe dy persona të tjerë u derdhën një breshëri plumbash.

Por nga hetimet rezultoi se makina nuk ishte në emër të Arjan Ndojit. Makina i përkiste një personi që disponon një shoqëri taksish në qytetin e Durrësit.

Bëhet fjalë për biznesmenin Fadil Çalliku, nga Xhafzotaj i Durrësit, i cili kishte të regjistruar në emrin e tij automjetin me targë “AA 333 ZD”.

Në atentatin e 1 nëntorit Ndoja dhe Muharremi mbetën të plagosur, ndërsa shoferi i prokurorit Ndoja, Andi Maloku, nga Kruja ndërroi jetë ditën e djeshme në ambientet e spitalit të Traumës në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat