Andi Maloku, shoferi 24-vjeçar i prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj gjeti vdekjen pasditen e kësaj të enjteje, duke mos iu mbijetuar dot plagëve të marra.
I riu u plagos në atentatin e 1 nëntorit në afërsi të zonës së Shkozetit në atentatin ku u plagos edhe prokurori Ndoja dhe miku i këtij të fundit Landi Muharremi, i njohur ndryshe si Aleksandër Laho dhe me nofkën ‘Rrumi’.
I riu i cili më parë ka punuar më parë si efektiv i policisë në komisariatin e Krujës, ndërsa kishte vetëm dy muaj si shofer i prplirorit,
Në profilet në rrjetet sociale miq dhe të afërm të tij shprehin ngushëllime, për ikejen e parakoshshme.
Në atentat, Andi Maloku u godit nga një plumb në mushkëri dhe një në shtyllën kurrizore.
Kjo ngjarje po hetohet nga Prokuroria për Krime të Rënda, por nuk i ka shpëtuar as artikulimeve politike.