Basha: Lidhjet me Rusinë i ka vëllai i presidentit më të dashur rus në Ballkan

Shqipëria

Basha: Lidhjet me Rusinë i ka vëllai i presidentit më të dashur rus në Ballkan

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 18:27
Lulzim Basha

Nga Kruja kryetari i PD Lulzim Basha komentoi vendimin e sotëm të Prokurorisë për ta marrë si të pandehur nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Sipas Bashës, 90% e gënjeshtrës të montuar nga mazhoranca, u çmontua sot. Ndërsa shtoi se 10%  do të çmontohet në gjykatë.

"90% e gënjeshtrës sot është çmontuar para shqiptarëve. Dhe atë 10% do ta çmontojmë në gjykatë, vetëm përmes të së vërtetës. Na akuzuan për agjentë rusë, për pastrim parash. 90% ka rënë, edhe 10% do ta çmontojmë. Lidhjet me rusët i ka vëllai i presidentit më të dashur rus në Ballkan", tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat