Vazhdon ‘gjuetia’ për të kapur ‘Julin e Pashakos’

Shqipëria

Vazhdon ‘gjuetia’ për të kapur ‘Julin e Pashakos’

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 20:42
Foto ilustrim

Policia dhe forcat speciale kanë nisur një tjetër aksion në qytetin e Elbasanit si dhe në Peqin për të bërë të mundur kapjen e Julian Sulos, i dyshuari tjetër kryesor për atentatin ndaj prokurorit Ndoj dhe “Rrumit”, një javë më parë në mbikalimin e Shkozetit.

Kërkimet e policisë janë fokusuar në disa banesa ku dyshohet se mund të jetë fshehur kundërshtari i Aldo Bares.

“Juli i Pashakos” u vu nën ndjekje nga policia pasi në makinën e atentatorëve të lënë në fshatin Shkafanë, u gjetën shenja të gishtërinjve të tij. Në të nëjtën makinë u gjetën shenja gishtërinj të Redjan Rrajës, personit të vetëm të arrestuar deri më tani për atentatin ndaj prokurorit.

Aktualisht forcat policore po mbajnë të rrethuar një banesë në periferi të Elbasanit, që shërben si stallë bagëtish, pasi dyshohet se është përdorur si ‘strehë’ edhe nga persona të tjerë me preçedentë penalë.

Një ditë më parë, policia zhvilloi një operacion të madh në Vlorë e Lushnje, por nuk arriti ta kapë ‘Julin e Pashakos”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat