Basha: Prokuroria e përdorur nga Rama u detyrua të tërhiqej nga gënjeshtra

Shqipëria

Basha: Prokuroria e përdorur nga Rama u detyrua të tërhiqej nga gënjeshtra

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 20:55
Basha

Nga Kruja kryetari i PD-së, Lulzim Basha komentoi vendimin e sotëm të Prokurorisë për ta marrë si të pandehur nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Basha tha se akuzat për lobim rus, të cilat sipas tij u montuan nga kryeministri Rama u rrëzuan. Ndërsa pjesa tjetër, u shpreh kreu i opozitës, do të rrëzohen në gjykatë.

“90 % e gënjeshtrës u rrëzua dhe 10 % do rrëzohet në gjykatë, vetëm përmes të së vërtetës. Prokuroria e përdorur nga Edi Rama u detyrua të tërhiqej nga gënjeshtra që operoi për dy vite me radhë. Na akuzuan për agjentë rusë, për pastrim parash. 90% ka rënë, edhe 10% do ta çmontojmë”, u shpreh kreu i PD.

I pyetur nga gazetarët se a ka lidhje me Rusinë, Basha u përgjigj “Lidhjet me rusët i ka vëllai i presidentit më të dashur rus në Ballkan”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat