Parashikimi i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit për ditën e nesërme, e shtunë 9 nëntor 2019.
RESHJET
Sot (e shtunë, dt.09) priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet por lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër.
Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër në pjesën e dytë të ditës së nesërme.
TEMPERATURAT
Sot (e shtunë, dt.09) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 13 / 20 °C
në vendet e ulëta: 12 / 20 °C
në vendet malore: 7 / 14 °C
ERA
Sot (e shtunë, dt.09) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.