Muço: Në 2022 Shqipëria nuk do ketë më lekë për rroga

Shqipëria

Muço: Në 2022 Shqipëria nuk do ketë më lekë për rroga

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 08:23
Klodian Muço

Profesori Klodian Muço i ftuar në emisionin “Ekopolitikë” u shpreh në 2022 kur Shqipëria të kapi nivelin maksimal për pagesat e PPP, nuk do të ketë më lekë për rrogat e punëtorëve.  

Klodian Muço: Ishte plani që të ndërtoheshin PPP e famshme një miliardë euro investime në tetë rrugë kryesore, që do ishin investime strategjike. Si përfundim kto një miliard euro përfunduan në tre rrugë të vetme "Rruga e Arbërit", "Milot Balldren" dhe tjetra "Orikum-Dukat". Të shpenzohen 450 milionë euro për një rrugë që ku është përfitimi? Sepse Maqedonia nuk është shprehur pozitivisht që do ta lidhë këtë rrugë me pjesën shqiptare. Ku është përfitimi i Shqipërisë që do të ndërtojë një rrugë siç është Milot-Balldreni që të shpenzohen 300 milionë euro? Ku është rentabiliteti? Ne po shkojmë drejt gropës, sepse për borxhin publik, ministria thotë një borxh dhe KLSH-ja thotë një tjetër. Si përfundim Banka pranoi vlerën e KLSH-së, që është 72%. Në 2022, kur Shqipëria të kapi nivelin maksimal të pagesave për këto PPP, me shumë gjasa nuk do të ketë më lekë as për rroga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat