Pogradec: Me shkop bejsbolli, i shkatërrojnë lokalin dhe e bëjnë për spital

Shqipëria

Pogradec: Me shkop bejsbolli, i shkatërrojnë lokalin dhe e bëjnë për spital

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 13:09
39 vjeçari

Pronari i një lokali në fshatin Dunicë të Pogradecit, u dhunua barbarisht mbrëmjen e premtes nga një grup prej 8 personash të pa njohur.

Për Ora News 39 vjeçari rrëfen tmerrin e përjetuar, si dhe kërkon që drejtësia të vihet në vend.

”Erdhën dy cuna në lokal hëngrën pinë për qejfin e tyre doli njëri jashtë u zu me një cun, hynë prapë brenda pinë nga një birrë prapë e ikën. Pas gjysëm ore një ore, ka qenë rreth ora 10 e darkës mbyll dyet e lokalit. Kur nis të iki vjen një xhip 7-8 veta me shkopa bejsbolli. Më shtrinë përdhe, më goditën, xhamat e lokalit komplet të thyer. Gjaku në pllaka atje është akoma se kemi pastruar fare. Kam dëmtime në trup, shpatullën kam thyer”

Vitore Çollaku e motra e Erjonit, rrëfen se vëllai i saj nuk ka pasur konflikte të mëparshme, dhe punonte për të mbajtur familjen.

Pas denoncimit policia e Korçës ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ku ka proceduar në gjendje të lirë një 26 vjeçar me iniciale S. M., banues në fshatin Memëlisht të , Pogradecit

“Shtetasi i mësipërm (nën shoqërinë edhe të disa personave të tjerë) dyshohet se për motive të dobëta, ka plagosur lehtë shtetasin E.Ç, 39 vjeç, në ambjentet e lokalit të këtij të fundit në fshatin Dunicë, në të cilin gjatë konfliktit janë dëmtuar edhe xhamat e tij. Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt, si edhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.” informon policia e Korçes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat