Të hënën Kuvendi zgjedh dy anëtarët e rinj, brenda pranverës Gjykata Kushtetuese funksionale

Shqipëria

Të hënën Kuvendi zgjedh dy anëtarët e rinj, brenda pranverës Gjykata Kushtetuese funksionale

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 13:20
Taulant Balla

Të hënën Kuvendi do të zgjedhë dy anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese.

U bë e ditur nga kryetari I grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla gjatë takimit  “Ti zgjedh”

"Të hënën Kuvendi do të zgjedhë dy anëtarë të rinj të Gjykatës  Kushtetuese për të mundësuar që deri në fund të Janarit kunvendi do të zgjedhë anëtarin e tretë të Gjykatës Kushtetuese. Ky është hap i rëndësishëm që brenda pranverës Gjykata të jetë tërësisht funksionale” u shpreh Taulant Balla.

Më 5 nentor Komisioni i Ligjeve dërgoi për miratim në parlament 3 kandidatë për Gjykatën Kushtetuese, Arta Vorpsi, Elsa Toska dhe Fjona Papajorgji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat