Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka zbulon se rreth 10 muaj më parë shtëpia e një ministri të qeverisë së Edi Ramës ka rënë pre e grabitësve.
Sipas Palokës i çuditshëm është fakti që për rastin e grabitjes së shtëpisë së Elisa Spiropalit nga ana e kësaj të fundit nuk ka pasur denoncim në polici.
“Pse i duhet Elises nje mandat i trete? Mos valle sepse ne janar te ketij viti i hyne hajdutet ne shtepi?
Po ne se i vodhen shtepine, pse nuk ka nje denoncim zyrtar ne polici ?!!
Cfare kane vjedhur hajdutet ne shtepine e ministres se Rames , ish-drejtoreshe e doganave, qe nuk e lejon te bej denoncim ne polici ?!!
Prandaj i duhet nje mandat i trete , qe te “kompensoj humbjet” dhe te barazohet prape me koleget?”, shkruan Paloka.