Ilir Demalia polemizon me kreun e PD-së, Luzlim Basha

Shqipëria

Ilir Demalia polemizon me kreun e PD-së, Luzlim Basha

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 22:25
Ilir Demalia

Ilir Demalia polemizon me kreun e PD-së, Luzlim Basha, pas një shkrimi të këtij të fundit, në lidhje me 30-vjetorin e shembjes së Murit të Berlinit. 

Shenimi ne facebook i Ilir Demalise

Në një shkrim me titull “Triumfi lirisë”, në lidhje me përvjetorin e shëmbjes Murit Berlinit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, shkruan ndërmjet të tjerave:

“Në të njëjtin hark kohor, inteligjencia në Shqipëri ngriti zërin e saj, ...”

E kuptoj Lulzim Bashën si minoren në atë kohë, nuk ka mundur ti pereceptoj realisht ngjarjet dhe të shikoj realisht si kanë ndodhur ato.

Por si shef i opozitë dhe kryeministër I ardhëshëm nuk duhet ta shikoj historinë me gjyslyket e doktorit.

Edhe dhjetë muaj pas ngjarjeve të Berlinit, në gusht 1990 kur kishin ndodhur revolta në gjithë Shqipërine, në korrik, në Tiranë, ndodhi ngjarja më tronditëse dhe revolta më e madhe që zuri faqet e para të medias botërore dhe gjunjëzoj regjimin e Tiranës, Kriza e Ambasadave. Kjo ngjarje nuk gjeti mbeshtetjen jo vetëm të intelektualëve, por edhe masave të gjera popullore. Nje ditë pas largimit të strehuarave në ambasada, regjimi Tiranë mblodhi në shesh 100 mij njerëz për të dënuar refugjatët.

Këtë ngjarje dhe të tjera Lulzim Basha I anashkalon duke nxjerrë si paraprijës intelektualët shqiptar dhe dhjetorin 1990.

Në fillim të gushtit 1990 Ramiz Alia mblodhi intelektualët për ti testuar! Ata dështuan si të konformuar më regjimin dhe pa kurajo civile, pa përmëndur ketu bashkëpuntorët e Sigurimit të Shtetit që në dhjetor do të ishin kryesues të kryesisë “opozites”. Ramiz Alia pas kësaj pregatiti “uljen e bute” më intelektualët e regjimit.

Më poshtë Basha, shkruan:

“Bashkë me këtë Lëvizje lindi Partia Demokratike, e para në këtë pjesë të ish-botës komuniste që aplikoi për anëtarësimin e vendit në aleancën e kombeve të lira, në NATO.”

Partia Demokratike dhe pluralizmi shqiptar tashmë është e qarte që u krijua me kontrollin nga lart të regjimit dhe Sigurimit Shtetit duke manipuluar revoltën popullore.

Partia Demokratike ishte ajo që ra dakort megjithē Partinë Republikane dhe Partinë e Punës që ishte akoma në fuqi për ligjin kriminal 7501, ligj kriminal që ka hapur tashmë vatrat e krimit dhe vazhdon akoma në fuqi. PD kurrë nuk ka kërkuar abrogimin e këtij ligji.

PD krijoi prej korrupsionit administrativ dhe jo-profesionalizmit administrativ katraura më pronat dhe ekonominë Piramidale e të tjera e të tjera që nuk janë qellim I këtij shkrimi.

Niveli karagjoz i gjendjes parlamentit sot është kontribut edhe PD më ndryshimin e Kodit zgjedhor të 2008 duke menduar për jetgjatsine e kryetarit që tashmë j’u është kthyer ne bumerang me Edi Ramēn dhe Rilindjen, që megjithë skandalet politike, kriminalizimin e ekonomise dhe skandalet e vjedhjes së votave 2017, opozita e sotme nuk mundet ta çmontoj pasi I mungon besimi në popull sepse nuk kanë raport me të vërtetën por manipulojne për pushtet-tet dhe jo për shtet. Këtë e tregojne dhe fytyra e konsumuar të tranzicioni kriminal shqiptar që janë rreth Bashës.

Kjo krize politike, sociale, ekonomike kombëtare kaq e rende sa nuk dihet si mund të dilet, është sëpari edhe krize e mungesës se elitave intelektuale si shterpa që nuk mund të prodhojnë si shkak i konformimit më pusht-tetet dhe krimin në pushtet si para 1990 edhe sot në vazhdim.

Këta intelektualë, Basha do të na i vendosë në ball të lirise dhe demokracise, kur këta e kanë rrënuar në bashkëpunim me rrënuesit politik për përfitim Shqipërinë dhe shqiptarët duke simuluar modelin e të keqes që ka uzurpuar tashmë vendin, duke genjyer dhe fallsifikuar historinë si nē këtë rast.

Foto, tetor 1990 në Murin e Berlinit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat