Reshje dhe shtrëngata shiu/ Surprizat e motit për ditën e sotme

Shqipëria

Reshje dhe shtrëngata shiu/ Surprizat e motit për ditën e sotme

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 06:08
Foto ilustrim

E dielë, 10 nëntor 2019, parashikimi i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit

Priten reshje mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër por lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Kukës dhe Vlorë.

Ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta por lokalisht mesatare në shumicën e tyre.

Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në qarqet Shkodër, Kukës dhe Vlorë pasdite vonë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 13 / 19 °C

në vendet e ulëta: 12 / 19 °C

në vendet malore: 7 / 14 °C

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat