Rama zbulon datën e takimit të radhës me Zaevin dhe Vuçiqin

Shqipëria

Rama zbulon datën e takimit të radhës me Zaevin dhe Vuçiqin

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 13:42
Takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Ohër

21 dhjetori 2019 do të shënojë takimin e tretë mes Edi Ramës, homologut të tij maqedonas Zoran Zaev dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Gjatë fjalës së tij në konferencën e mbajtur pas takimit të Samitit të Ohrit, Rama deklaroi se takimi në fjalë do të mbahet në Durrës.

“Herës tjetër i pranishëm edhe pasuesi i Mogherinit, si vazhdimësi e një rruge të nisur. Në Durrës mirëpresim edhe Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën”, u shpreh ai.

Më tej, Rama shtoi:

“Nuk ka asgjë të re në këtë nismë përveç asaj që jemi dakordësuar. Kjo është nismë zbatuese për atë që kemi rënë dakord mes 6 vendeve. Nisma nuk është detyruese për askënd, por marrëveshje për të vrapuar bashkë. Nisma, të bëjmë realitet gjërat që kemi rënë dakord.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat