PD nxjerr dokumentet: “Air Albania” nuk plotëson asnjë kriter për emrin e “Arenës Kombëtare”

Shqipëria

PD nxjerr dokumentet: “Air Albania” nuk plotëson asnjë kriter për emrin e “Arenës Kombëtare”

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 08:51
Arena Kombetare

Ina Zhupa, zëdhënësja e Partisë Demokratike, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se po i jep Arenës Kombëtare emrin e një kompanie si “Air Albania”, e cila del me humbje dhe nuk plotëson asnjë kriter të vendosur nga FSHF.

Zhupa në një postim në “Facebook”, thotë se më 22 korrik 2019, Federata Shqiptare e Futbollit hapi tenderin për të kërkuar një sponsor të ri për stadiumin kombëtar, që të plotësonte disa kritere, të cilat kjo kompani nuk i plotëson.

Ja postimi i plotë:

“Rama nuk e leshon qendren tregtare me fushe futbolli Arena Kombetare, tashme me emrin e nje kompanie si Air Albania qe del me humbje, nuk ploteson asnje kriter te FSHF dhe prap zgjidhet fituese.

Propagande e fuqishme qe Air Albania meqe nuk lartesohet dot ne qiej pa Turkish Airlines, te lartesohet si emer ne stadiumin kombetar.

Me 22 Korrik 2019 Federata Shqiptare e Futbollit ka hapur tenderin per te kerkuar nje sponsor te ri per stadiumin kombetare. FSHF kishte vendosur dy kritere kryesore per te plotesuar kompanite e interesuara :
1-Të jetë një kompani me një xhiro prej të paktën 10 milion euro në vit,
2-Të jetë një kompani që gëzon emër të mirë dhe reputacion të rëndësishëm kombëtar dhe/ose ndërkombetar.

Me 9 Nentor 2019 eshte shpallur fituese e tenderit kompania “Air Albania” nga 3 kompanite qe kane marre pjese .

Duke ju referuar kritereve te vendosur ne tender kompania “Air Albania” nuk ploteson asnjerin prej tyre.
1- Jo vetem nuk ka nje xhiro 10 milion euro ne vit por ne bilancet e deklaruara per vitin 2018 tregojne qe eshte ne kushte financiare me humbje prej 120 mije dollare.
2- Emer te mire kombetar dhe nderkombetar dhe reputacion, nuk e ka per shkak se nuk ka krijuar ende kushtet per tu njohur per mire apo per keq pasi ka vetem nje vit e krijuar. Kompania eshte krijuar me 12/09/2018 sipas ekstraktit te QKB.

Pra dy kriteret e vendosur nga vete FSHF nuk jane plotesuar. Pasi pikturoj me duart e tij fanellen e kombetares ne europian, Rama mesa duket ka piktuar edhe emrin e ri te stadium kombetar jashte cdo kriteri.

Nderkohe qe minimalisht duhet te zbatoheshin parimet baze te ligjit “per prokurimin publik” dhe aktet nen ligjore te tij duke vendosur kritere si : a) Shpallja e nje gare nderkombetare b) vendosjen e kushtit te garancise ne marrjen pjese ne tender c) Gjendjen financiare te kompanise pjesemarrese”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat