Konflikt në Korçë, goditet me levë 50-vjeçari

Shqipëria

Konflikt në Korçë, goditet me levë 50-vjeçari

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 14:37
Korçë

Një 50-vjeçar në Korçë është plagosur lehtë, me mjete të forta.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në lagjen 14 të qytetit. 50-vjeçari Viktor Hoxhallari, sipas policisë është goditur me levë në kokë nga një person me të cilin është konfliktuar.

I plagosuri është dërguar në spital ku po merr mjekim në repartin e terapisë ditore.

Policia është vënë në ndjekje të autorit, që u identifikua nga i plagosuri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat