Të mësosh qëndisjen! Nisma në Elbasan për nxënësit

Shqipëria

Të mësosh qëndisjen! Nisma në Elbasan për nxënësit

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 14:44
Nisma në Elbasan për nxënësit

Ndoshta nuk është më në modë, por kurrë nuk e ka humbur bukurinë e saj. Pak fëmijë e njohin qëndisjen dhe kjo pjesë e traditës duket se po venitet.

Për të mos ta lënë të zhduket, muzeu Etnografik në Elbasan, në kuadër të ruajtjes së trashëgimisë kulturore, ka nisur trajnim me fëmijë të shkollave për të përvetësuar teknikën e qëndisjes me gjergjef.

Vajzat duken të kënaqura, teksa shkojnë fijen në gjilpërë e më pas ndjekin skemat e qëndisjes mes ngjyrave të perit.

Nënë Rabija prej 50 vitesh qëndis kostume popullore, ndërsa është partizane e përfshirjes në shkollë të lëndëve të veçanta ku fëmijët të mësojnë qëndisjen.

Trajnimi i fëmijëve do të zgjasë 8 javë, ndërsa fëmijët do të mësojnë të qëndisin gjergjefin me shpresën që iniciativa të tilla do të vazhdojnë dhe tradita do të ringjallet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat