Dy anëtaret e Kushtetueses, Maliqi: Opozita marrëveshje të fshehtë me mazhorancën

Shqipëria

Dy anëtaret e Kushtetueses, Maliqi: Opozita marrëveshje të fshehtë me mazhorancën

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 15:15
Lefter Maliqi

Deputeti Lefter Maliqi nuk ka marrë pjesë në votimin e sotëm për dy anëtaret e reja të Gjykatës Kushtetuese. Në një status në facebook, ai thotë se  votimi i sotëm e fut vendin në krizë më të thelle politike e Kushtetuese, pasi edhe opozita është bërë palë me mazhorancën.

Lefter Maliqi: Te dashur miq, para votimit te dy anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese u largova nga Parlamenti, pasi nuk mund të bëhem pjesë e marrëveshjeve të fshehta me mazhorancen për të shkelur Kushtetutën, pasi me votimin e sotëm ku dhe pjesa me e madhe e opozitës në Kuvend po behet pal me mazhorancen për kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga Rilindja. Jam pro ngritjes se Gjykatës Kushtetuese, por sipas ligjit dhe Kushtetutës duke kaluar nga Presidenti, tek Parlamenti, tek Gjykata e Larte sipas radhës. Votimi i sotëm e fut vendin në krizë më të thelle politike e Kushtetuese. Domosdoshmëri krijimi i Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese pasi 3 gjyqtar te Gjykates Kushtetuese zgjidhen nga Gjykata e Larte. Votimi i sotëm tregon se parlamenti nuk funksionon, se opozita është e papërfaqësuar në Parlament se dhe ky institucion po kapet nga Rilindja. Turp

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat