“Prindërit na këshilluan”- Reagimi pas ngjarjes tragjike në Tiranë

Shqipëria

“Prindërit na këshilluan”- Reagimi pas ngjarjes tragjike në Tiranë

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 15:31
Foto

Aksidenti në fundjavë, në fshatin Bërzhitë të Tiranës, ku humbën jetën dy vajza 17-vjeçare, ka tronditur edhe bashkëmoshatarët e tyre.

Ata e pranojnë se kur dëgjonin lajmet, se si një ditëlindje, përfundoi në tragjedi dhe se si në pak sekonda u pre në mes jeta e dy bashkëmoshatareve, reflektuan për veten e tyre.

“Unë kisha dalë atë natë dhe mami më mbajti një orë këshillimi, se si duhet të kujdesem, pasi jeta të jepet vetëm një herë. Ato ishin sa mua, 17 vjeç. Kushedi sa ëndrra e dëshira ju prenë në mes. Unë nuk do guxoja të hipja në makinë me një shok, që e di që është dehur. Unë marr në telefon prindërit, ndërsa unë vëllanë. Ne ikim me autobus pas festës. Duhet të jemi të kujdesshëm, se një sekondë është ajo. Nuk duhet të shpërqëndrohemi me celularë apo shakatë që bëjmë ne, si adoleshentë. Ruhu, të të ruaj, thotë një fjalë popullorE”, u shprehën disa adoleshentë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat