Dervishi: Presidenti e ka ruajtur procesin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese - Bota Sot
Dervishi: Presidenti e ka ruajtur procesin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese

Shqipëria

Dervishi: Presidenti e ka ruajtur procesin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 22:16
Bledar Dervishi

Këshilltari Ligjor i Presidentit, Bledar Dervishi i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka ruajtur procesin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese, nëpërmjet lëvizjeve të tij.

Bledar Dervishi: Gjykata Kushtetuese, gjatë këtyre dy viteve mund të kishte 2 vende vakante, por asesi zero. Asnjëherë nuk do ngelte. Fakti është që Gjykata u boshatis dhe vendi ngeli pa një gjykatë kushtetuese që të jepte një verdikt. Nëse dekreti ishte io saktë për shtyrjen e zgjedhjeve, nëse ky ligji ishte antikushtetues ose jo. U shmang arbitri kryesor. I erdhën presidentit dy lista, njëherazi. Një për vakancën e parë që do të plotësonte dhe ai atë e ushtroi brenda 7 ditëve. E ushtori duke u siguruar në vetvete që shprehja e vullnetit të tij nuk do të dëmtonte vakancat e Kuvendit. 

Nëse presidenti do shprehej të nesërme dhe do emëronte 2 gjyqtarë, Kuvendit i binin të dy vakancat, sepse nuk do të kishte mundësi zgjidhje. E ka ruajtur procesin. Pasi i erdhën listat i bëri një kërkesë për informacion KED dhe i tha informoni presidentin a ia keni dërguar listat Kuvendit. Në atë letër i është bërë me dije edhe radha KED, që ta kishte parasysh kur t'ia dërgonte Kuvendit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat