Manuele është djali italian me të cilin Alvin Berisha ka qenë në shkollë. Ai mezi e ka pritur kthimin e tij në shtëpi. Tregon se Alvin ishte djalë i mirë dhe luante me të. Përmes një interviste ekskluzive në “Open” në Top Channel, djali italian thotë se Alvin do rikthehet në shkollë. Ja intervista e plotë.
Eni Vasili: Ti ke qënë shok shkolle me Alvin?
Po
Eni Vasili: A të kujtohet Alvin, çfarë klase keni qënë bashkë?
Në kopsht dhe klasë të parë
Eni Vasili: E kujton Alvinin?
Po, pak!
Eni Vasili: Si ishte, çfarë kujton?
Ishte i sjellshëm dhe luante me ne gjithmonë.
Eni Vasili: E dinit ju që ishte në Siri këto vite?
Po
Eni Vasili: Kush ju kish treguar këtë histori ?
Babai i Alvinit kish folur me prindërit tanë dhe ata me ne.
Eni Vasili: Ju erdhi keq që Alvini kish ikur?
Po
Eni Vasili: U gëzuat kur morët vesh që u kthye?
Po folëm edhe me mësuesen tonë të fillores, e cila kishte disa kujtime dhe tha që do t’ja çojmë
Eni Vasili: Do shkoni ta takoni?
Mendoj që po.
Eni Vasili: Ai do të kthehet në shkollë besoj
Mendoj që po!