Lleshaj debat me gazetaren: Bëj pyetje, nuk kam ardhur për komentet e tua

Shqipëria

Lleshaj debat me gazetaren: Bëj pyetje, nuk kam ardhur për komentet e tua

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 23:44
Sandër Lleshaj

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj pati një debat të ashpër me gazetaren Klodiana Lala këtë të hënë në emisionin Opinion.

Teksa po diskutohej për shpëtimin e Alvin Berishës, gazetarja i kërkoi llogari ministrit se pse nuk ishte bërë asgjë për të tërhequr edhe shqiptarët e tjerë nga Siria.

Pjesë nga debati

Klodiana Lala: Kë keni shpëtuar? Alvin Berishën që ndërhynë italianët…

Ministri Sandër Lleshaj: Do bësh pyetje apo komente, se me komente nuk flas unë.

Klodiana Lala: Kam të drejtën edhe të komenteve.

Ministri Sandër Lleshaj: Jo nuk kam ardhur për komente. Nuk komentoj me ju.

Klodiana Lala: Këtë e vendos drejtuesi i emisionit nuk e vendosni ju.

Ministri Sandër Lleshaj: E vendos edhe unë. Komete nuk bëj unë. Më bëj pyetjen. Zonja Lala kam ardhur me idenë se gazetarët bëjnë pyetje.

Klodiana Lala: Po të bëj pyetjen. Nga Marsi në Tetor çfarë bëtë? Goditja e grupit xhihadistëe ka ndodhur në vitin 2014. Ne nuk e kishim të panjohur situatën.

Ministri Sandër Lleshaj: Rënia e ISIS ka shtruar çështjen e tërheqjes së luftëtarëve.

Klodiana Lala: Po ju pyes konkretisht për një periudhë 8-mujore ku ju nuk keni bërë asgjë përveçse flisni për plane në letra.

Ministri Sandër Lleshaj: Për këto flisni nesër në gazeta. Gjithë çështja për shpëtimin e fëmijëve ka lindur pas lindjes së ISIS si entitet.

Klodiana Lala: Në muajin mars deri kur hynë turqit janë 8 muaj zoti ministër. Është kohë shumë e gjatë për ta bërë.

Ministri Sandër Lleshaj: Sikur të ishit ju ndoshta do e kishit bërë. Nuk është aq kollaj atje.

Klodiana Lala: Nuk po pretendoj se është kollaj.

Ministri Sandër Lleshaj: Zonja Lala mundoheni për hir të gjërave shiheni pozitiv. U shpëtua një njeri. Kur shpëtohet një njeri mund të jetë shpëtuar një qytetërim i tërë, një fis i tërë që shpresoj se vjen pas atij djali. Është bërë shumë edhe me një njeri.

Klodiana Lala: Kjo është shumë patetike Zoti ministër.

Ministri Sandër Lleshaj: Është realiste...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat