Banori për përleshjen me policinë shqiptare: Është luftë sikurse Kosova kundër Millosheviqit

Shqipëria

Banori për përleshjen me policinë shqiptare: Është luftë sikurse Kosova kundër Millosheviqit

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 08:16
Foto

Një prej banorëve të Unazës së Re në Shqipëri thotë se në atë zona është njësoj si në luftën e Kosovës, kur luftonte kundër regjimit të Millosheviçit.

“Po të shikoni sot këtu, e gjithë skena duket si në Kosovë në 1999 kur bënin luftë kundër regjimit të Milloshevicit. Kosova ishte e pushtuar dhe po bënte luftë për tu çliruar. Sot Shqipëria është 100 vjet shtet dhe është e pushtuar nga krimi i organizuar. Ka lekë për ti shpronësuar banorët, nuk ka. E bën thjesht për të treguar forcën. Nuk kanë faj djemtë dhe vajzat e policisë së shtetit”, tha banori.

Ai tha se nga mediat është informuar për 9 persona të plagosur.

“Nga mediat ti që janë 9 persona të plagosur në spitalin e Traumës. Nuk e di nëse ka edhe nga forcat e policisë, por i uroj shërim të shpejtë të gjithëve. E gjithë kjo situatë ka vetëm një emër. Edi Rama. Do i vijë dita edhe Edi Ramës, kur të shkojë tek 7 penxheret”, u shpreh banori.

Tensionet kanë nisur që prej orës 06:00 të mëngjesit tek ‘Sheshi Shqiponja’, ku ka pasur përplasje mes banorëve dhe forcave të policisë, ku raportohet edhe për persona të lënduar.

Banorët e Unazës së Re kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë shembjen e banesave të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat