Makina del nga rruga në Elbasan, dy të plagosur

Shqipëria

Makina del nga rruga në Elbasan, dy të plagosur

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 09:31
Foto ilustruese

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në zonën e Krastës në Elbasan.

Sipas policisë, 24 vjeçari E.M nga Yzberishti ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga.

"Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeria shtetasja E.S., 20 vjeçe, banuese në Elbasan,  e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve", sqaron policia.

Policia arrestoi 24-vjeçarin, ndërsa materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat