Petrit Vasili: Qeveria po fsheh numrin e saktë të banorëve të plagosur

Shqipëria

Petrit Vasili: Qeveria po fsheh numrin e saktë të banorëve të plagosur

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 12:35
Petrit Vasili

Ish deputeti Petrit Vasili ka takuar banorët e plagosur të Astirit në spital.

Në një deklaratë për mediat, Vasili tha se qeveria po fsheh shifrën e saktë të numrit të të plagosurve.

Ndërkohë shtoi se u ndalua nga mjekët të takonte të lënduarit.

Petrit Vasili: “I takova të lënduarit. Nuk mund ti jap unë shifrat e sakta të të lënduarve, kërkojani qeverisë që fsheh shifrat. Takova 5-6 nga të plagosurit. Siç e thashë nuk jam unë për shifrat, ka për detyrë ti fshehë qeveria sepse  sigurisht hajdutët nuk duan transparencë, nuk duan që e vërteta të dalë në shesh. Ka plot të ndaluar edhe në polici. Por s’ka asnjë të ndaluar nga ata që e vodhën Unazën e Re, që e bënë korrupsionin të shkojë deri në Amerikë. Kjo është dita ku shteti ka rënë i tëri dhe ky pushtet është vënë qartë kundër qytetarëve me dhunë, me zjarr dhe hekur, në favor vetëm të xhepit dhe kusarëve që rrinë rreth e rrotull tij.

Pata vështirësi në takimin e banorëve. Në 38 vite të karrierës sime si mjek, para se të bëhesha politikan të cilët më ndaluan të hyj në spitalet ku kam filluar jetën time dhe ku kam shërbyer për vite të tëra. Nuk më ka ndaluar asnjë lloj pushteti, në asnjë lloj dite hera e parë që më penguan dhe më treguan rregullat çfarë sharlatanë që nuk e dinë ca janë rregullat e spitalit. 

Kjo është një ngjarje e turpshme, nuk kursen askënd, janë gati ti kthejnë në reparte policore edhe spitalet që asnjë informacion të mos vijë tek ju, që çdo gjë të fshihet. Të moshuar mbi 74 vjeç janë goditur me grushte. Një situatë të tillë Shqipëria nuk e kishte  parë kurrë. Është koha që shqiptarët ti vendosin gishtin kokës, sepse kjo dhunë , grabitje është tek pragu i derës dhe i kërcënon të gjithë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat