Rruga e Llogorasë, e pakalueshme! Rrëzohen shtylla të tensionit të lartë dhe pemë

Shqipëria

Rruga e Llogorasë, e pakalueshme! Rrëzohen shtylla të tensionit të lartë dhe pemë

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 12:46
Foto

Për shkak të motit të keq, rruga e Llogorasë është e pakalueshme. Si pasojë e erës së fortë janë rrëzuar shtylla të tensionit të lartë si dhe pemë.

Prefekti i Qarkut u bën apel qytetarëve të evitojnë qarkullimin në këtë aks si dhe të kontaktojnë policinë për çdo problematikë të mundshme. Fuqia e lartë e erës mund të sjellë rrezik serioz për drejtuesit e automjeteve.

Në të dyja krahët e Llogorasë ndodhen punonjës policie, që nuk i lejojnë automjetet të kalojnë, deri në një njoftim të dytë, kur fuqia e erës të bjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat