Kushtetuesja, vendimi për Besnik Muçin me 21 nëntor

Shqipëria

Kushtetuesja, vendimi për Besnik Muçin me 21 nëntor

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 15:37
Besnik Muçi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot seancën e radhës për anëtarin e Kushtetueses, Besnik Muçi.

Kolegji u njoh me konkluzionet përfundimtare të palëve.

Sipas Komisionerit Publik subjekti ndodhet në kushtet e mosdeklarimit të saktë të pasurisë. Ai nuk e justifikoi plotësisht atë.

Për pasurinë 57 m2 blerë në vitin 2006, subjekti ka deklaruar disa hua nga babai dhe xhaxhai. Nga krahasimi i deklaratës së vitit 2006 me deklaratën në veting ka mospërputhje.

Komisioneri Publik  vlerëson se nuk ka dokumentacion të mjaftueshëm për huatë e marra.

Po ashtu nuk ka dokumentacion te mjaftueshëm për aftësinë financiare të të afërmve që i kane huajtur para.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të japë vendimin për Besnik Muçin me 21 nëntor ora 11:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat