Incident me gazetarin, banori i merr mikrofonin dhe ia flak në rrugë

Shqipëria

Incident me gazetarin, banori i merr mikrofonin dhe ia flak në rrugë

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 17:15
Pamje nga video

Përplasje të forta ka pasur sot me policisë dhe banorëve të zonës së Astirit në kryeqytet, pasi IKMT ndërhyri sot për të prishur banesat pa leje në kuadër të projektit të Unazës së Re.

Gazetarët e Top Channel-it kanë ndjekur dhe raportuar që nga orët e para të mëngjesit për të rejat më të fundit nga vendngjarja.

Ndërkohë një incident i ka ndodhur gazetarit të Top Channel, Andi Bora gjatë raportimit live.

Një nga banorët e pranishëm i ka marrë atij mikrofonin nga dora dhe ia ka flakur në rrugë, ndërsa menjëherë pa këtij veprimi një tjetër banore e ka sulmuar atë, pavarësisht qëllimit të vetëm për të raportuar atë çfarë po ndodhte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat