Aksident në bulevardin kryesor të Korçës, makina përfundon në dyqan

Shqipëria

Aksident në bulevardin kryesor të Korçës, makina përfundon në dyqan

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur në bulevardin “Republika” të Korçës.

Dy mjete janë përplasur dhe si pasojë njëri prej tyre ka hipur mbi trotuar duke u përplasur me fasadën e një dyqani.

Nuk raportohet për të lënduar, vetëm për dëme materiale.

Policia në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen dhe shkaqet e aksidentit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat