Gjendet i pajetë një 34-vjeçar, ishte i shtrirë në tokë. Policia jep detajet e para

Shqipëria

Gjendet i pajetë një 34-vjeçar, ishte i shtrirë në tokë. Policia jep detajet e para

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Kushtrimi” Vlorë, pranë kupolës së avionave është gjetur i shtrirë në tokë i pajetë shtetasi K.D., 34 vjeç.

Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Dyshohet se vdekja mund ti ketë ardhur nga ndonjë arrest kardiak pasi ka patur probleme me zemrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat