Era e fortë rrëzon dy pemët e mëdha pranë spitalit

Shqipëria

Era e fortë rrëzon dy pemët e mëdha pranë spitalit

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 11:56
Era rrëzon dy pemët

Në orët e mbrëmjes së djeshme dy pisha të mëdha janë rrëzuar në oborrin e spitalit të Lushnjes duke vënë përfund dy makina të parkuara pranë spitalit.

Fatmirësisht në atë orë nuk ka patur persona, teksa pemët janë rrëzuar për shkak të shirave të rrëmbyer dhe erës së fortë.

Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, të cilët bënë të mundur prerjen e pishave dhe pastrimin e ambientit para spitalit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat