Lobimi i PD, Balla: Ristani bashkëpuntor dhe dëshmitar! Kush i transportoi paratë në Skoci

Shqipëria

Lobimi i PD, Balla: Ristani bashkëpuntor dhe dëshmitar! Kush i transportoi paratë në Skoci

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 13:23
Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, reagon lidhur me çështjen e lobimit të Partisë Demokratike.

Ai ka publikuar një deklaratë të ish-deputetit Arben Ristani, duke thënë se “Më keq se kaq nuk ka. E thotë PD", madje shton se Arben Ristani është edhe bashkëpunëtor edhe dëshmitar.

Partia Demokratike akuzohet ka paguar 525.000 dollarë për lobimin, ndërsa kompania ruse në pronësi të Victoria Valkovskaya dhe Natasha Radysheva, “Biniatta Trade” 150.000 dollarë.

Postimi i plotë i Ballës

MË QARTË SE KAQ NUK KA. E THOTË VETË PD.

Lulzim Basha i biri i Xhelal dhe i Remzije i datëlindjes 12.06.1974, lindur dhe banues në Tiranë, Pallati afër ish Hotel Sh…, me gjendje civile i martuar, me shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i pandehur, hetuar pa masë sigurimi.

AKUZUAR se ka kryer veprën penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 190/3 dhe 287-ç/2 të Kodit Penal.

Ristani është sa bashkëpunëtor, aq edhe dëshmitar:

“Kemi një kontratë zyrtare të firmosur nga kryetari i partisë dhe një lobist amerikan, Muzin…”

“Është një marrëdhënie që Kryetari në emër të PD-së ka lidhur një marrëveshje me lobuesin, unë nuk kam qenë në dijeni”.

Hetimi i plotë duhet të zbardhë edhe kush ishte personi që transportoi paratë nga Shqipëria në Skoci!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat