Rama pritet me protesta në Londër, e akuzojnë për lidhje të qeverisë me mafian

Shqipëria

Rama pritet me protesta në Londër, e akuzojnë për lidhje të qeverisë me mafian

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 15:37
Foto

Partia Demokratike në Londër dhe komuniteti i emigrantëve shqiptarë atje kanë pritur me protesta kryeministrin Edi Rama.

Anëtarë të PD-së në kryeqytetin britanik, por edhe qytetarë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Britaninë e Madhe, janë mbledhur para hotelit ku Kryeministri po merrte pjesë në një forum ekonomik.

Ata mbanin në duar pankarta ku kritikonin lidhjet e qeverisë me mafian, ndërsa kryetari i PD-së në Londër, Naim Hasani, në fjalën e mbajtur në protestë evidentoi faktin se si pasojë e varfërisë, korrupsionit dhe keq-qeverisjes, më shumë se 300 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi i tyre në emigracion.

Kjo është hera e dytë që kryeministri Rama pritet me protesta gjatë qëndrimit në Londër.

Komuniteti shqiptar ka ngritur zërin për problemet ekonomike në Shqipëri, për nivelin e varfërisë, korrupsionin dhe një sërë problemesh të tjera të qeverisjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat