Basha hedh dyshime për financimin e stadiumit nga "Air Albania"

Shqipëria

Basha hedh dyshime për financimin e stadiumit nga "Air Albania"

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 19:00
Lulzim Basha

Në turin "Rrugëtimi për Shqipërinë" në Fier, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se investimet e vetme që ka bërë qeveria e Ramës janë avionët për shfaqje që duken dhe zhduken.

Gjatë takimit me sipërmarrësit e bizneseve, Basha tha se "Air Albania" është një sajesë e dyshimtë që financoi, për ti vënë emrin stadiumit.

Basha: Investimet e vetme të kësaj qeverie, avionë për shfaqje bajate që duken e zhduken. 

Nuk flasim dot për një investim të huaj perëndimor përvec shfaqjeve bajate me mashtrime avionësh që duken e zhduken nga linja ajrore por lyer me bojën e Edi Ramës si Air Albania që ndonëse është një sajesë shumë e dyshimtë papritur na ka gjetur para për të financuar e për t’i vënë emrin stadiumit. 

Se ku i bëri ato para hajde merre me mend. Por e rëndësishme është kjo. Që nuk kemi asnjë investim serioz të huaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat